Në Stade Jean Bouin-Paris, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A të Champions League për femra, Vllaznia ka pësuar një humbje 5-0 përballë PSG-së. Një ndeshje e dominuar qartësisht nga skuadra franceze, që në ansjë moment nuk e ka vënë në dyshim suksesin e saj.
Parisit i mungonte preciziteti në fazat e para të lojës, por goli i Geyoro-s dhe autogoli i Gjergjit i dhanë një avantazh komod në pushim. Ata vazhduan të dominojnë pas intervalit dhe patën pak probleme në mbylljen e ndeshjes, duke dominuar skuadrën kuqeblu me ritmin e tyre. Me këtë fitore, PSG ngjitet në kuotën e katër pikëve, ndërsa Vllaznia vazhdon të mbetet në kuotën zero.
PSG-VLLAZNIA 5-0
Golat: Geyoro 39', Gjergji 44' og, Bachmann 60' (p), Baltimore 76', Folquet 85'