RTSH Sport Live

PSG-Juve, dënohen dy tifozë të bardhezinjve: ja çfarë ndodhi

  • 24/01/2023
  • |
  • Futboll Bota
PSG-Juve, dënohen dy tifozë të bardhezinjve: ja çfarë ndodhi
Historia e episodit të ndodhur me rastin e ndeshjes mes dy klubeve në ditën e parë të Champions League

Sipas L'Equipe, dy tifozë italianë që shkuan në Paris për të parë ndeshjen mes PSG dhe Juventus më 6 shtator u dënuan nga gjykata parisiene.

Dy tifozët e Juventusit u shpallën fajtorë për përshëndetjen naziste dhe imitimin e një majmuni brenda Parc des Princes gjatë ditës së parë të Champions League 2022/23. Videot e postuara në rrjetet e tyre sociale pas ndeshjes kanë sjellë dhe masat e mëvonshme.

Gjykata e Parisit më pas dënoi tifozin bëri një përshëndetjen naziste me një gjobë prej 4000 eurosh dhe një ndalim në stadium për dy vite. Tjetri, vetëm 19 vjeç, mori një gjobë prej 1500 eurosh për imitimin e gjestit të majmunit përballë një tifozi me ngjyrë të PSG-së.