RTSH Sport Live

PSG, Messi thotë lamtumirë me një humbje

  • 03/06/2023
  • |
  • Futboll Bota
PSG, Messi thotë lamtumirë me një humbje
Bie perdja në Ligue 1, me javën e 38-të që jep verdiktet e fundit:  parisienë bien ndaj Clermont

Fund i hidhur për Messin te PSG, i cili largohet nga Parc des Princes në ndeshjen e fundit me humbje dhe mes indiferencës së tifozërisë vendase. Parisienët, tashmë kampionë të Francës, e lanë veten të mposhten 3-2 në shtëpi ndaj Clermont në ditën e fundit të Ligue 1. Një tjetër lojtar gati për t'i thënë lamtumirë, Sergio Ramos, zhbllokoi ndeshjen. Nuk mjafton dyfishimi i Mbappes, mysafirët arritën të përmbysin rezultatin dhe të fitojnë.

Me humbje përfundon edhe eksperienca e Tudor në Marsejë, i mundur 1-0 në fushën e Ajaccio. Fitore për Lens, që mundi 3-1 Auxerre dhe përfundoi sezonin i dyti me një pikë minus nga kryesuesi PSG. Duke befasuar Lille të Fonseca-s, Rennes shkon në Europa League falë fitores 2-1 në Brest, ndërsa skuadra e ish-trajnerit të Romës, e ndalur 1-1 në Troyes, do të luajë në Ligën e ardhshme të Konferencës. Shpëtim në ditën e fundit për Nantes, që mundi 1-0 Angers dhe përfundoi në vendin e pestë nga fundi. Angers, Troyes, Ajaccio dhe Auxerre ranë nga kategoria.