RTSH Sport Live

PSG mund Lionin në frymën e fundit, vendos Ikardi

  • 19/09/2021
  • |
  • Futboll Bota
PSG mund Lionin në frymën e fundit, vendos Ikardi
Argjentinasi nënshkruan 2-1 në fund, pasi Neymar i ishte përgjigjur Paqueta-s

Duhej firma e atij që pritej më pak nga të gjithë yjet e PSG-së për të mposhtur një Lion, që në një moment krijoi iluzionin se mund të dhuronte surprizën e madhe. Dhe për të hequr gështenjat nga zjarri për të besuarit e  Pochettino ka menduar Mauro Icardi, i cili firmosi fitoren në minutën e 93-të.

Që mbrëmja do të ishte e ndërlikuar për vendasit, u duk që në minutat e para. Pavarësisht se PSG kishte hedhur në fushën e lojës gjithë arsenalin e rëndë, ishte skuadra e Lionit që dha sinjalin e parë të rrezikshëm me Toko Ekambi. Më pas janë Di Maria e Mesi që rrezikojnë portën e miqve, për të marrë një kundërpërgjigje nga Shaqiri, por që goli do të mungojë gjithsesi.

Priten gola, që vijnë në pjesën e dytë. Paqueta në minutën e 54-ët,  i shërbyer nga Toko Ekambi, ka surprizuar Donnarumma-n duke kaluar Lionin në avantazh. Gjithsesi, PSG ka arritur të gjejë golin e barazimit në minutën e 66-të me një penallti të ekzekutuar saktësisht nga Neymar.

Për Messin ka kohë për një emocion tjetër me një diagonale pas kombinimit me Neymar, pastaj vjen ndryshimi (në vend të tij Hakimi) i pritur në mënyrë nervoze nga Leo. Sidoqoftë, ky nuk është ndryshimi vendimtar: në minutën e 82 -të Icardi merr vendin e Di Maria dhe në fund të sfidës, me asistimin e Mbapé, i jep një natë ëdrrash PSG-së.