RTSH Sport Live

PSG, paqe mes Mbape, Messi dhe Neymar

  • 29/09/2021
  • |
  • Futboll Bota
PSG, paqe mes Mbape, Messi dhe Neymar
Në Instagram të tre postojnë të njëjtën fotografi pas suksesit kundër Manchester City në Ligën e Kampionëve

Një fotografi që nuhat paqen. Jo se kishte pasur një luftë të vërtetë, por marrëdhënia midis Mbappe, Messi dhe Neymar nuk është dukur kurrë aq idilike. Javën e kaluar francezi u shfaq mjaft i irrituar me brazilianin nw momentin qw u ul nw stol (duke e quajtur atë një "barbon") duke e akuzuar atë për moskalimin e topit dhe dëshira e tij për të lënë PSG sigurisht që nuk është e re. Tani falë rrjeteve sociale, të tre kanë mundur të paktën të tregojnë qetësi brenda dhomës së zhveshjes.

Mbappé, Neymar dhe Messi në fakt kanë publikuar të njëjtën fotografi në profilet e tyre në Instagram. Wshtw një hap i madh përpara dhe një lajm i mirë për Pochettino, i cili dje pa golin e parë të Messit në Paris, me pasimin e shkëlqyer të Mbape: kur marrëveshja mes të treve të jetë 100%, do të bëhet e komplikuar për këdo që përballet me ta. Guardiola e ka vënë re tashmë.