RTSH Sport Live

PSG: Tuchel kërkon vendin e parë, por…

  • 07/12/2020
  • |
  • Futboll Bota
PSG: Tuchel kërkon vendin e parë, por…

Thomas Tuchel, trajneri i Paris Saint-Germain, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Basaksehir: “Objektivi ynë është gjithmonë të fitojmë. Ne përgatitemi për të fituar çdo ndeshje. Fitimi i grupit do të na jepte raundin e dytë në shtëpi. Por duke njohur historinë e PSG-së, nuk do të jetë e lehtë në asnjë rast. Do ta mendojmë më vonë. Tani për tani duhet të përqendrohemi te Başakşehir, kjo është Champions League dhe nuk ka lojëra të lehta në këtë kompeticion”.