RTSH Sport Live

PSG vuan, por… mund Angersin me përmbysje

  • 15/10/2021
  • |
  • Futboll Bota
PSG vuan, por… mund Angersin me përmbysje
Skuadra e Pochettino fiton 2-1: Danilo dhe penalltia e Mbapé përmbys avantazhin fillestar të Fulginit

Pa emrat e mëdhenj, të impenjuar me ekipet kombëtare dhe me shumë vuajtje, PSG i kthehet fitores dhe korrigjon nokautin e shëmtuar në Rennes duke mposhtur Angersin 2-1 me përmbysje. Në Parco dei Principi, Pochettino, i detyruar të heqë dorë nga Messi, Di Maria dhe Neymar, fillon me Icardi, Mbappé dhe Rafinha.

Parisienët përpiqen të bëhen të rrezikshëm, por goditen nga kundërshtari: Verratti humbet topin dhe provokon kundërsulmin e miqve, me Boufal i cili nga e djathta vendos në qendër për Fulginin, i cili nuk gabon përballë. Para përfundimit të pjesës së parë, vendasit gjejnë golin me Ander Herrera, por që u anullua për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, PSG hidhet përpara dhe Mbappé e Rafinha shkojnë shumë pranë golit të barazimit, i cili arrin në minutën e 69-të. Një krosim nga e djathta, përfundon në kokën e Danilo, i saktë në finalizim. Pas 1-1, Pochettino fut Draxler dhe Hakimi për të rritur rrezikun ofensiv të skuadrës së tij, dhe në fund shpërblehet: Capelle gabon, duke shkaktuar një 11-metërsh.

Mbappé, nga vendi, kompleton përmbysjen. Në finale, Ëijnaldum godet shtyllën,  PSG reziston dhe merr në shtëpi një fitore të çmuar, e nënta në dhjetë ndeshje, e cila vlen për momentin +9 me vendin e dytë të Lens.