RTSH Sport Live

Pushtimi i kuqezinjve, Mapei Stadium u shit në 20 minuta

  • 17/05/2022
  • |
  • Itali
Pushtimi i kuqezinjve, Mapei Stadium u shit në 20 minuta
Rriten ethet për ndeshjen që mund t'i japë titullin skuadrës së Piolit njëmbëdhjetë vjet pas herës së fundit.

Do të jetë një pushtim i Milanit ndaj Reggio Emilia për ndeshjen e kampionatit Sassuolo-Milan. Këtë mëngjes, radhë të gjata në dyqanet e shitjes si dhe fluks në internet për të rrëmbyer një biletë: shitja u realizua e gjitha në më pak se 20 minuta. Mapei Stadium është ezauruar në çdo cep të tij, 21 mijë të pranishëm, shumica e tyre kuqezinj. Çmimet në rritje, nga ana tjetër, në rrugë të ndryshme: në portalin Viagogo fillon nga 1000 euro për biletë. Rriten ethet për ndeshjen që mund t'i japë titullin skuadrës së Piolit njëmbëdhjetë vjet pas herës së fundit.

Praktikisht e pamundur të marrësh një biletë në radhë deri në 90 mijë persona në portal, ndërkohë që çdo person në Milano, i autorizuar për shitje, kishte nga 30 deri në 40 persona në radhë. Tashmë në orën 10:02, dy minuta pas hapjes së shitjeve, u shfaq në internet ky mesazh: “Duke pasur parasysh kërkesën e madhe për këtë ndeshje dhe disponueshmërinë e kufizuar të vendeve, ju paralajmërojmë se biletat mund të shitet shpejt”. Dhe kështu ndodhi, të qenit të dielën në orën 18:00 në Reggio Emilia do të jetë një privilegj për disa me fat.