RTSH Sport Live

Racizëm ndaj Diakhaby: Lojtarët e Valencia largohen nga fusha

  • 04/04/2021
  • |
  • Spanjë
Racizëm ndaj Diakhaby: Lojtarët e Valencia largohen nga fusha
Mbrojtësi qendror viktimë e fyerjeve të Cala(Cadiz). Ndalesë 10-minutëshe për ndeshjen

Një episod i ri i racizmit në futbollin europian, këtë herë në La Liga gjatë ndeshjes midis Cadiz dhe Valencia, u ndërpre me ndeshjen 1-1. Lojtarët vizitorë, në fakt, u larguan nga fusha pasi Cala, mbrojtësi i Cadiz, autori i momentit 1-0, i drejtoi fyerje - me shumë gjasa raciste - kundërshtarit Diakhaby(mbrojtës qendre). Ndodhi një grindje mes dy lojtarëve, ndërsa Valencia vendosi të largohej nga fusha për solidaritet me shokun e tyre të ekipit.

Pas një përplasjeje në zonën e penalltisë, të dy sulmuan në distancë, me Diakhaby i cili, pasi nuk ishte më i interesuar për aksionin, shkoi ballë për ballë me Cala. Më pas, Valencia u largua nga fusha, vetëm për t'u kthyer pas 10 minutash pushimi, pa Diakhaby, të zëvendësuar.

Sa i përket sfidës, skuadra vendase e Cadiz ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1, ku gjithçka u vendos nga një gol i Marcos Mauro në minutën e 88-të. Në fillim shënoi Cala 14’, ndërsa barazimi i përkohshëm u vendos nga Gameiro në minutën e 19-të. Në fund është Marcos Mauro që vendos fatin e ndeshjes.