RTSH Sport Live

Racizëm në Brazil-Tunizi: Richarlison shënon, hidhen banane nga tribuna

  • 27/09/2022
  • |
  • Futboll Bota
Racizëm në Brazil-Tunizi: Richarlison shënon, hidhen banane nga tribuna
Në Paris një tifoz hodhi një banane drejt Richarlison, i cili po festonte golin e 2-1.

Rast i ri racizmi në futboll: gjatë Brazil-Tunizi, një tifoz hodhi një banane drejt Richarlison që po festonte golin 2-1. Sulmuesi i Tottenham, menjëherë pasi shënoi, filloi të brohoriste pranë goditjes nga këndi dhe teksa kthehej drejt mesfushës, një banane u hodh nga tribuna dhe i ra pranë këmbëve. E gjithë kjo ndodhi gjatë ndeshjes miqësore të luajtur në Paris dhe pason rastin e javës së kaluar, kur kombëtarja braziliane mbrojti një tjetër sulmues të saj, Vinicius Junior, i cili u bë objekt i thirrjeve raciste gjatë derbit të Madridit mes Realit dhe Atletico.

Një turp i dyfishtë duke pasur parasysh se Brazili, para fillimit të ndeshjes, kishte vendosur një pankartë kundër racizmit me fjalët: "pa lojtarët tanë me ngjyrë, ne nuk do t'i kishim yjet në fanellën tonë". Ndeshja përfundoi 5-1 për Brazilin(golat e tjerë u shënuan nga Raphinha dopietë, Neymar, Pedro dhe Talbi), gjithashtu u ndërpre për një kohë të shkurtër për shkak të lazerave të drejtuar ndaj lojtarëve të trajnerit Tite, folësi në stadium duhej të bënte një apel për të ndaluar një sjellje të tillë.