RTSH Sport Live

Racizmi ndaj Ibrahimoviç, dënohet Crvena Zvezda

  • 14/04/2021
  • |
  • Futboll Bota
Racizmi ndaj Ibrahimoviç, dënohet Crvena Zvezda
Uefa sanksionon klubin serb me dy ndeshje me dyer të mbyllura (njëra me kusht) për fyerje ndaj suedezit në ndeshjen e shkurtit

Skualifikimi i fushës për dy ndeshje(njëra prej tyre me kusht) në kupat europiane për Crvena Zvezda të Beogradit, sanksionuar nga UEFA për fyerjet raciste ndaj Zlatan Ibrahimovic gjatë ndeshjes së luajtur në Beograd kundër Milanit (2-2), e vlefshme për raundin e 32 të Ligës së Europës. Një video e sulmuesit kuqezi të fyer në stadiumin Marakana ishte publikuar në mediat sociale.

Siç raportohet nga mediat serbe, Zvezda do të duhet gjithashtu të luajë ndeshjen e parë të kupave duke promovuar parullën 'NoToRacism' me logon e Uefa. Klubi serb u gjobit gjithashtu me 25,000 € për shkeljen e protokollit të sigurisë për shkak të pandemisë së Coronavirus.