Televizioni publik Italian, Rai 3 transmetoi të Hënën në mbrëmje një investigim që ka në qëndër të vëmendjes drejtorin soportiv të Lazios dhe ish sulmuesin e Kombëtares Shqiptare Igli Tare. Ashtu sic ishte paralajmëruar edhe disa orë më parë, gazetari i emisionit “Report”, Sigfrido Ranucci pretendon se ka zbuluar një skemë që përfshin drejtuesin e lartë shqiptar në një kompani bastes në Shqipëri.
Përtej të dhënave që tashmë janë bërë publike dhe në të cilat pretendohet se Tare zbulohet si një prej pronarëve të kompanisë dhe bashkë me villain e tij kërkonin t’ia shisnin një klani mafioz, del në sipërfaqe një tjetër emër, Vedat Murriqi. Sulmuesi i Kosovës i transferuar verën e kaluar nga Fenerbahce te Lazio për rreth 20 milionë Euro është një rast që sipas “Report” duhet të hetohet.
Ndër të tjera theksohet se transferimi i bomberit në Romë është bërë pas një xhirimi të cuditshëm parash ku janë në mes 5 agjentë mes të cilëve edhe Shkumbin Qormemeti. Në këtë investigim të pretenduar nga gazetari Rabucci flet edhe agjenti i FIFA-s Vincenzo Morabito, sipas të cilit, Igli dhe vëllai i tij konsull në Stamboll papritur paguan 18 milionë Euro për një lojtar që vken shumë më pak.
“18 milionë Euro për Lazion janë shumë”, thekson agjenti Italian që më pas del jashtë kornizave etike duke e cilësuar sulmuesin kosovar një dështak.
Morabito shkon deri aty sa akuzon mbrojtësin Radu për konflikt të vazhdueshëm me sulmuesin shqiptar të Kosovës por rumuni ka paralajmëruar të ndjekë hapat gjyqësorë ashtu sic ka bërë edhe vetë Igli Tare për të cilin nuk paraqitet asnjë fakt gjatë gjithë transmetimit në RAI 3 ku sulmohet gjithashtu edhe agjenti Mino Raiola.