RTSH Sport Live

Raikonen, pozitiv me Covid-19

  • 04/09/2021
  • |
  • Formula 1
Raikonen, pozitiv me Covid-19
Në vend të tij në Holandë do të garojë Kubica

Kimi Raikkonen, që në 1 shtator lajmëroi largimin e tij nga Formula 1 në fund të këtij sezoni, nuk do të marrë pjesë në garën e Çmimit të Madh të Holandës.  42-vjeçari finlandez ka dalë pozitiv me Covid-19 dhe është në izolim në hotel. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të FIA-s dhe Alfa Romeo Racing.Pas tamponit të fundit të kryer mëngjesin e së shtunës, piloti finaldez ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Në vend të tij, në garën e Holandës do të garojë Robert Kubica.

"Kimi Raikkonen nuk do të marrë pjesë në Çmimin e Madh të Holandës, pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Të urojmë shërim të shpejtë! Mezi presim të rikthehesh në pistë!” – janë fjalët e shkruara në fqen zyrtare të Formula 1. Aktualisht Kimi nuk ka simptoma dhe është mirë fizikisht. FIA po heton paraprakisht për kontaktet e ngushta që mund të ketë patur piloti. Edhe Skuadra e tij Alfa Romeo Racing i uron shërim të shpejtë pilotit të vet. Raikkonen është piloti i pati i Formula 1 që del pozitiv me Covid-19 për sezonin 2021.