RTSH Sport Live

Raiola, për të ardhmen e Haland: I pëlqen Spanja

  • 25/11/2021
  • |
  • Futboll Bota
Raiola, për të ardhmen e Haland: I pëlqen Spanja
Në fund të sezonit do të aktivizohet klauzola e lirimit, e cila është rreth 90 milionë

I intervistuar nga programi spanjoll, Deportes Cuatro, Mino Raiola flet për të ardhmen e afërt të Erling Haaland, një prej klientëve të tij. Ai nuk shtoi shumë, por tha diçka që mund të lë të kuptohet se ku do të luajë sezonin e ardhshëm: "Nuk po flas për tregun e transferimeve. Haaland e pëlqen Spanjën, veçanërisht shtëpinë e tij në Spanjë. Është shumë herët për të folur se ku ai do të luajë vitin e ardhshëm”.

Sulmuesi aktualisht është jashtë për shkak të dëmtimit dhe skuadra humbi dje në Lisbonë dhe përshëndeti Ligën e Kampionëve, kur ka mbetur dhe një ndeshje e fundit për tu luajtur. Më tej, në fund të sezonit do të aktivizohet klauzola e lirimit prej rreth 90 milionësh, me të cilën ai do të mund të largohet nga Dortmundi pa pasur nevojë të flasë me gjermanët.