"Në verën e vitit 2019 Cristiano më thirri personalisht për të shkuar te Juve. Ai më tha se klubi më donte edhe mua, por operacioni nuk ishte i suksesshëm. Barcelona kërkoi 50 milion. Shumë, shumë". Kështu Ivan Rakitic kujton kur kampioni portugez e kontaktoi atë për ta bindur të shkonte tek bardhezinjtë, një klub me të cilin CR7 ishte lidhur prej vetëm një viti. Pretendimet ekonomike të blaugranës ishin të tepruara për bardhezinjtë, kështu që në fund gjithçka përfundoi në një ngërç.
Sa për kuriozitet, megjithatë, mesfushori kroat u largua nga Camp Nou vetëm një sezon më vonë për t'u rikthyer tek Sevilla dhe shifrat e transferimit ishin shumë të ndryshme nga 50 milionët e kërkuara nga katalanasit tek Zonja e Vjetër. Rakitic, në fakt, u kaloi andaluzianëve për 1.5 milion euro plus bonus. Pavarësisht negociatave të nuancuara, mesfushori kroat nuk e ka fshehur kurrë dëshirën që të luajë një ditë me Cristiano Ronaldon: "Ai është gjithashtu një nga më të mëdhenjtë në histori. Është kënaqësi ta shikosh atë që po bën me skuadrën e Juventusit... Për mua është një nga më të mirët e të gjitha kohrave”.