RTSH Sport Live

Rally Dakar 2022 rikthehet në Arabinë Saudite

  • 12/05/2021
  • |
  • Sporte të tjera
Rally Dakar 2022 rikthehet në Arabinë Saudite
Rally do të niset nga Ha'il në veri në 2 Janar dhe do të përfundojë në qytetin bregdetar perëndimor të Jeddah në 14 Janar

Rally Dakar kthehet për herë të tretë në Arabinë Saudite. Edicioni i 2022, në garat me makina dhe motorë do të ketë në itinerarin e tij më shumë duna rëre. Rally do të niset nga Ha'il në veri në 2 Janar dhe do të përfundojë në qytetin bregdetar perëndimor të Jeddah në 14 Janar, pas një dite pushimi në Riad.

E nisur në 1979 midis Parisit dhe kryeqytetit Senegalez Dakar, sfida e famshme e qëndresës u zhvendos në mbretëri për herë të parë në vitin 2020 pas një dekade në Amerikën e Jugut. Dakari ka përfshirë një mori sportesh të tjera si çiklizmi, Formula 1, boksi etj. Zyrtarët sauditë argumentojnë se ngjarje të tilla sportive vijnë brenda fushës së "Vizionit 2030" të vendit për të rritur përfshirjen e sporteve.

"Unë dua të besoj në gjithëpërfshirjen e sporteve si dhe të evropianëve në to", - tha drejtori i Dakar, David Castera për AFP. "Të paktën tani ka perëndimorë, viza turistike, ka femra që konkurrojnë në Dakar, gra që drejtojnë makinën.

Ne jemi ndoshta në fillim të një ndryshimi. Arabia Saudite është frymëzuar nga fqinjët e saj, Emiratet e Bashkuara Arabe. Edhe ata po shkojnë shumë shpejt drejt zhvillimit duke marrë përsipër zhvillimin e shumë ngjarjeve sportive ndërkombëtare".

Ndërsa për Dakar 2022, Castera tha: "Ne do të eksplorojmë vende që nuk i kemi parë plotësisht, duke vënë theksin tek rëra dhe dunat". Por për të zhvilluar të 12 etapat, duhet bërë një punë e madhe, pasi duhen shkulur barërat e këqia, për të hapur rrugë të reja për makinat dhe për të krijuar rrugën e duhur në dunat e rërës” - thanë organizatorët e Dakar.

Edicioni i 44-t i Dakar do të ketë një koleksion makinash, motorësh, kamionësh etj, që do të përdorin "kategorinë T1-E" rezervuar për prototipet me karbon të ulët. Fundi i epokës së motorit me djegie është planifikuar për vitin 2030 për makinat. Për herë të katërt radhazi, Rally Dakar do të zhvillohet vetëm në një vend.