Eintracht Frankfurt është fitues i Europa League 2021/22 pasi mposhti Rangers në finale pas penalltive 6-5 (1-1 në 120 minuta). Në finalen surprizë në Sevilje mbretëroi ekuilibri mes formacionit të Glasner dhe atij të Van Bronchorst, me ndeshjen e zhbllokuar në minutën e 57-të nga Aribo për skocezët duke përdorur një gabim të dyfishtë nga Sow dhe Tuta. Reagimi i Eintracht çoi në barazimin e Borres në minutën e 70-të me një asistim të Kosticit. Në serinë e gjuajtjeve të penalltive, gjermanët u treguan të saktë, ndërsa skocezët u tradhtuan nga Ramsey, goditja e të cilit u prit nga portiere i gjermanëve.
Njëqind e njëzet minutat në Ramon Sanchez Pizjuan në Sevilje nuk i mjaftuan Eintracht-it dhe Rangers-it, për të fituar trofeun dhe për të shkruar një faqe të re në historinë e tyre dekada pas sukseseve të fundit kontinentale, gjithçka i la vendin penalltive. Ftohtësia shpërbleu nga pika e bardhë Eintracht Frankfurt, i përsosur në pesë penallti, ndryshe nga Rangers i tradhtuar nga Ramsey, dhe përsëri i aftë për të fituar një trofe evropian 42 vjet pas Kupës së vetme UEFA të fituar.
Pjesa e parë konfirmoi ndjenjën e ekuilibrit në fushë të përjetuar nga të gjithë në prag të ndeshjes. Pas thyerjes së emocioneve me më shumë se shtatë minuta pritje për një dëmtim në kokë të kapitenit gjerman Rode, Eintracht i Glasner krijoi disa raste, por pa arritur të gjejë finalizimin e duhur. Nga ana tjetër, skocezët mbajtën posedimin e topit në përpjekje për të kontrolluar ritmin e lojës, duke kërkuar momentin e duhur për të befasuar prapavijën kundërshtare, por pa ia arritur kurrë.
Episodi që zhbllokoi ndeshjen mbërriti në fillim të pjesës së dytë, por jo për një lojë të studiuar apo testuar në stërvitje, por për një gabim në mbrojtjen e Eintracht. Aribo 57’ arrin të dërgojë topin në rrjetë. Reagimi i Eintracht ishte i menjëhershëm dhe pas mundësisë së Lindstrom nga skaji dhe goditjes së pasaktë të Kamada, aksioni fitues erdhi në minutën e 70-të në sprintin nga e majta të Kostic dhe devijimin nga Borré për 1-1 që çoi sfidën në kohën shtesë.
Në tridhjetë minutat shtesë, pak ndodhi përveç minutave të fundit të pjesës së dytë, por pa shmangur 11-metërshat, që dhanë dhe verdiktin përfundimtarë: Eintracht është fitues i Europa League.