Mercedes do të emërojë pilotin britanik George Russell si pilotin e tyre për 2022. E duket se Leëis Hamilton nuk i ka pëlqyer kjo lëvizje e skuadrës së tij. Pasi ai që në fillim ka kërkuar nga drejtuesit e mercedes që ta ketë sërish partner Valtteri Bottas edhe për sezonin e ardhshëm. 7 herë kampioni i botës e ka shprehur disa herë se është mjaft i kënaqur nga bashkëpunimi me finlandezin. 36 vjeçari, ka folur vazhdimisht për preferencën e tij për të qëndruar me Bottas në skuadër. “Valtteri është shoku më i mirë i ekipit që kam pasur ndonjëherë.
Unë nënkuptoj jo vetëm performancën, por edhe moralin në ekip dhe mënyrën se si ne punojmë së bashku” – pati deklaruar Hamilton. Piloti britanik kishte shpresuar të zgjaste partneritetin e tij prej pesë sezonesh me Valtteri Bottas, por drejtuesi i ekipit Toto Ëolff ka marrë vendimin për t’i dhënë vendin 23-vjeçarit Russell, duke formuar kështu për vitin 2022 një dyshe pilotësh britanikë.
Ky vendim u mor nga Mercedes, menjëherë pasi Kimi Raikkonen, kampion bote në Formula 1 në 2007, tashmë 41 vjeç, vendosi të largohet nga konkurrimi në fund të vitit. Kjo lëvizje krijon një vend bosh te Alfa Romeo, në të cilën Ëolff dëshiron të dërgojë Bottas. Russell është një pilot krejt i ndryshëm nga finlandezi i qetë. Ai jo vetëm që është i shpejtë, por po bëhet gjithnjë e më popullor nga publiku britanik.