RTSH Sport Live

Rashica shkëlqen në Turqi, Gallata gati ta bëjë të vetin

  • 08/03/2023
  • |
  • Kosova
Rashica shkëlqen në Turqi, Gallata gati ta bëjë të vetin

Milot Rashica është duke shkëlqyer në futbollin turk. Performanca e lojtarit në Stamboll ka lënë mbresa dhe për këtë arsye klubi në fjalë shpreson të ulet në një tavolinë me Norwich për të gjetur një akord afatgjatë.

Siç dihet Rashica është i huazuar në klubin turk nga Norëich për një vit, por është ambientuar mjaft mirë me jetën në Stamboll dhe dëshiron të qëndrojë në klubin turk.

Galatasaray, për ta bërë të vetin lojtarin e përfaqëesueses të Kosovës, duhet të bisedojë me Norëich City-n pasi ky i fundit i fundit zotëron kartonin e lojtarit.

Vlera e kartonit të ish-futbollistit të Ëerder Bremen është 7 milionë euro, por Gallata për momentin ofron 4,5 milionë. Për këtë motiv dy klubet shpresojnë që në takimin e rdhadhës të “limojnë” diferencën prej 2,5 milionë euro që ndan ofertën nga kërkesa.

Në këtë çështje ka të bëjë shumë edhe dëshira e 26-vjeçarit, i cili sin ë public dhe në bisedimet private ia ka bërë të qartë Norwich se ndihet më mirë në Stamboll.

Rashica ka surprizuar trajnerin Okan Buruk duke shënuar 3 gola dhe dhuruar 3 asist në 18 ndeshje (13 prej tyre i ka nisur si titullar).