RTSH Sport Live

Rashica, “shqiponja” e re e Beshiktashit

  • 16/08/2023
  • |
  • Rajoni
Rashica, “shqiponja” e re e Beshiktashit

Milot Rashica është rikthyer në kampionatin turk por këtë herë jo me Gallatën. Sulmuesi i Kosovës ka pranuar ofertën e formacionit, i cili eleminoi Tiranën nga Liga e Konferencës.

Beshiktashi lajmëroi para pak orësh se tratativat me Noruiçin ishin në një stad të avancuar ndërkohë që vetë Rashica ishte nisur drejt Stambollit. Zyrtarizimi u bë vetëm pak çaste më parë ku Beshiktash me anë të një videoje, ku paraqitet një shqiponjë, ka prezantuar lojtarin më të ri në ekip. Rashica ka mbërritur në Stamboll për t’u prezantuar si lojtari më i ri i Beshiktashit.

Në aeroportin e Stambollit kanë qenë të shumtë tifozët që e kanë pritur dhe menjëherë i kanë vënë një shall duke nisur këngët e klubit. Rashica zhvilloi një sezon mjaft të mirë me fanellën e Galatasarait në sezonin e fundit dhe pritej vetëm zyrtarizmi i tij me kampionët, por gjërat kanë ndryshuar vetëm në fund.