Dita mërkurë vjen me dy sfida interesante ne Champions League pikërisht në ekranin e radio televizionit shqiptar. Real Madrid pret në shtëpi Liverpoolin në “Santiago Bernabeu” në një sfidë që duket se i ka mbyllur llogaritë por nga ana tjetër Liverpool do të tentojë përmbysjen e madhe.
Skuadra madrilene nuk ka presion dhe do të hyjë në fushën e lojës me objektiva të qartë, të ruajë ose të forcojë rrezultatin që është vështirë të përmbyset pasi 5 gola në “Anfield Road” e bëjnë të vështirë punën për kundërshtarin.
Ancelotti shpesh i qëndron besnikk skemës së tij të pëhershme dhe nuk jemi mësuar me surpriza nga ana e italianit kështu formcioni i mundshëm parashikohet me lojtarët e formacionit bazë siç janë Courtois; Carvajal, Éder Militão, Rüdiger, Nacho; Modrić, Tchouaméni, Kroos; Valverde, Benzema, dhe Vinícius Jr
Aftësia e Madridit për t'u rikuperuar nga dy gola dizavantazh për të fituar me tre nuk është parë kurrë më parë në Ligën e Kampioneve, por Carlo Ancelotti nuk do të deshirojë një përsëritje në Bernabéu. Pas ndeshjes së parë, italiani pranoi se ishte ende i kujdesshëm ndaj aftësise të Liverpool për të kërcënuar epërsinë e Madridit.
Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit qëndron me këmbë në tokë duke mbajtur të karikuar lojtarët e tij e duke thënë: “Liverpool është një ekip i madh që na bëri të vuajmë në pjesën e parë, kështu unë do të thoja që, per fat të keq, kjo ndeshje nuk ka përfunduar. Në asnjë mënyrë”, tha Ancelotti. S.M.