RTSH Sport Live

Real Madrid "dridhet", Benzema me Covid

  • 23/07/2021
  • |
  • Spanjë
Real Madrid "dridhet", Benzema me Covid
Sulmuesi francez tani do të duhet t'i nënshtrohet karantinës së detyrueshme

Real Madrid njoftoi se Karim Benzema ka dalë pozitiv me COVID-19. Para se të ishte në gjendje të kthehej në stërvitje me ekipin, në funksion të rifillimit të La Liga, sulmuesi francez tani do të duhet t'i nënshtrohet karantinës së detyrueshme së pari dhe pastaj provave të reja. I freskët nga zhgënjimi në Europian, Benzema ishte kthyer dje nga pushimet.

Ndërsa thashethemet për një rinovim të afërt të kontratës deri në vitin 2023 mbërrijnë nga faqet e Marca, për Benzema sezoni fillon me këmbën e gabuar. Sapo mbërriti në Madrid, bomber francez rezultoi me Covid dhe nuk do të jetë në gjendje të fillojë menjëherë të punojë së bashku me shokët e tij të skuadrës në funksion të fillimit të kampionatit.