RTSH Sport Live

Real Madrid-Liverpul, në RTSH

  • 15/03/2023
  • |
  • Futboll Bota
Real Madrid-Liverpul, në RTSH
cBlancos e Carlo Ancelottit janë favoritët e qartë për raundin tjetër pasi fituan ndeshjen e parë në Anfield 5-2.

Real Madrid pret Liverpool-in në Santiago Bernabeu në ndeshjen e kthimit të vlefshme për fazën e 16-shes të Ligës së Kampionëve. Kjo është edhe supersfida që Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë drejtpërdrejt për sportdashësit, së bashku me emisionin e posaçëm të Ligës së Kampioneve. Blancos, të cilët fituan ndeshjen e parë të luajtur në Anfield 5-2, gëzojnë dukshëm favoret e parashikimit për kualifikimin në çerekfinale.

Kjo është një përsëritje e finales së edicionit 2021-22, i luajtur në Paris dhe i fituar 1-0 nga të besuarit e Ancelottit falë golit të Vinicius Jr. Në xhiron e fundit të kampionateve përkatëse, Reali mundi Espanyol 3-1 me përmbysje në shtëpi, ndërsa Liverpool humbi 1-0 në fushën e  Bournemouth.

STATISTIKA

Real Madridi ka fituar 6 nga 7 ndeshjet e fundit të luajtura kundër Liverpool-it në Ligën e Kampionëve.

Liverpool është një nga 4 skuadrat angleze që kanë mundur të fitojnë në shtëpinë e Realit në kupat evropiane së bashku me Arsenalin, Manchester Cityn dhe Chelsean. Megjithatë, Reds kanë humbur në dy ndeshjet e fundit në Madrid pas një suksesi 1-0 në shkurt 2009.

Në Ligën e Kampionëve, Real Madrid ka përparuar në 26 nga 27 rastet në të cilat ka fituar ndeshjen e parë jashtë fushe. Përjashtimi i vetëm, kundër Ajax-it në 2018-19 (1-2 në Amsterdam dhe 1-4 në Bernabeu).

Në ndeshjen e parë Liverpool pësoi 5 gola në një ndeshje të vlefshme për kupat evropiane për herë të dytë në historinë e tij (i vetmi i mëparshmi ishte 1-5 me Ajax në dhjetor 1966).