RTSH Sport Live

Real Madrid rikthehet në “Santiago Bernabeu” pas 560 ditësh

  • 09/09/2021
  • |
  • Spanjë
Real Madrid rikthehet në “Santiago Bernabeu” pas 560 ditësh
Kundër Celta Vigo, Merengues do të kthehen në stadiumin e tyre. Ndeshja e fundit ishte kundër Barcelonës, në mars 2020

Real Madrid do të kthehet të luajë në Santiago Bernabeu 560 ditë pas ndeshjes së fundit, Klasikja kundër Barcelonës e luajtur më 1 mars 2020. Të dielën portat e stadiumit do të rihapen për ndeshjen kundër Celta Vigo, e vlefshme për javën e katërt në La Liga, e planifikuar për të dielën në orën 21:00. Në vitin e fundit, pandemia e ka nxitur klubin të përshpejtonte projektin e ristrukturimit, duke i zhvendosur ndeshjet e ekipit në Stadiumin Alfredo Di Stefano në Valdebebas. Por tani tifozët e Realit do të jenë në gjendje të kthehen në Bernabeu, me kapacitet të reduktuar ende në një maksimum prej 48 mijë spektatorësh.