RTSH Sport Live

Real Madrid ringjallet, bën poker

  • 23/01/2021
  • |
  • Spanjë
Real Madrid ringjallet, bën poker
La Liga, Mendizorroza – Deportivo Alaves 1 (Joselu 60’) Real Madrid 4 (Casemiro 15’, Benzema 41’ 70’, Hazard 45’)

Real Madrid prodhoi një nga paraqitjet e tyre më të mira të sezonit në një fitore aq të nevojshme, 4-1 ndaj Alaves, duke lehtësuar presionin ndaj Zinedine Zidane pas humbjeve të mëparshme.

Trajneri francez u detyrua të shikonte ndeshjen nga shtëpia pasi doli pozitiv me Covid-19 të shtunën, që do të thotë se ndihmësi David Bettoni drejtoi kampionët spanjollë në udhëtimin e tyre në Mendizorroza.

Madrilenët nuk e ndjenë mungesën e trajnerit të tyre të parë, dominuan që nga fillimi, me Casemiro që hapi rezultatin pas vetëm 15 minutash, duke u drejtuar në pjesën e pasme të rrjetës topin e ardhur nga një goditje këndi e Toni Kroos.

Benzema bëri që tabela elektronike të shënojë 2-0, pas një veprimi të bukur të Eden Hazard. Më pas ishte belgu që arriti të gjejë rrugën e rrjetës pas një asistimi të Toni Kroos nga thellësia.

Alaves i dha vetes një vijë shpëtimi kur po mbushej një orë lojë, me një gol të Joselu, por një gol i dytë i Benzema pa Real Madrid të rikthehej kundër klubit që festonte 100 vjetorin e lindjes.

Rezultati lehtëson disa nga presionet trajnerin Zidane i cili kishte parë ekipin e tij duke pësuar humbje ndaj Athletic Club në Superkupën e Spanjës dhe përballë Alcoyano në Kupën e Mbretit.