Real Madrid është i vetëdijshëm se në të ardhmen mund të përjashtohet nga UEFA Champions League edhe pse ironikisht, është klubi që e ka fiuar më shumë se kushdo këtë komepticion, plot 14 herë. Gazeta katalanase “Mundodeportivo” shkruan se gjykata e Luksemburgut që po shqyrton çështjen e Superligës së Europës, kompeticion i ideuar nga presidenti Florentino Perez, mund të marrë një vendim në fund të vitit 2022 dhe në rast se UEFA arrin ët fitojë, atëherë pasojat mund të jenë të paimagjinueshme për klubin mbretëror.
Madrilenët pvazhdojnë të promovojnë projektin që sipas tyre do të sjellë më shumë të ardhura dhe do të snobojë UEFA Champions League, por në rangjet më të larta të klubit kanë besim se situata financiare e klubit nuk do të ndryshojë edhe me një përjashtim të mundshëm nga kompeticioni më i lakmuar kontinental.
Sipas Perez, stadiumi i ri që po ndërtohet mbi bazën e “Santiago Bernabeut” është një kryevepër që i përshtatet idesë së tij për të marrë pjesë në një kompeticion luksi si Superliga, e ngjashme me formatet miliardere amerikane. Momentalisht, klubi ka rreth 780 milionë euro borxhe të marra kryesisht për ndërtimin e kësaj vepre dhe UEFA Champions League bashkë me të ardhurat nga shumë burime të tjera, nuk arrijnë t’i mbulojnë kostot e mëdha të shpenzimeve edhe pse gjatë viteve të fundit nuk ka gërë goditje të mëdha në merkato.