RTSH Sport Live

Real Madrid, takimi Perez-Ancelotti për të planifikuar të ardhmen

  • 20/05/2023
  • |
  • Spanjë
Real Madrid, takimi Perez-Ancelotti për të planifikuar të ardhmen
Trajneri dhe presidenti u takuan mëngjesin e së premtes për herë të parë pas disfatës në Champions League

Të premten në mëngjes, Florentino Perez shkoi në Valdebebas, selia e Real Madridit, për të takuar Carlo Ancelottin për herë të parë ballë për ballë pas eliminimit në Champions nga Manchester City. Siç rrëfen ‘Marca’, presidenti i Blancos ka qëndruar i vendosur në idenë e tij për të vazhduar projektin me trajnerin italian në krye. Perez sqaroi se skuadra do të forcohet në përputhje me politikën e klubit dhe mbi të gjitha, të dy kanë rënë dakord se si ta bëjnë atë edhe më konkurrues.

Ancelotti është i pari që është bindur për të ardhmen e madhe që ka skuadra aktuale, kështu që ai pranon se i duhen vetëm disa ndryshime. Shoqëria, nga ana e saj, dëshiron që të rinjtë të bëjnë një hap tjetër përpara në rritje. Objektivi numër 1, nuk është më mister, është Jude Bellingham, mesfushori anglez i Borussia Dortmundit, i ndjekur nga gjysma e Evropës.

Prioriteti tjetër është një sulmues si alternativë ndaj Karim Benzema: ish-lojtari i Topit të Artë jep ende garanci të shumta (29 gola këtë sezon), por mosha kalon në mënyrë të pashmangshme për të gjithë dhe duhet dikush që ta bëjë të marrë frymë.

Ancelotti e ka përsëritur prej muajsh dhe e ka konfirmuar edhe pas eliminimit nga Champions League. Ai ka kontratë deri në vitin 2024 me Real Madridin dhe ka çdo synim ta respektojë, pavarësisht fjalëve që vijnë nga Brazili.

Megjithatë, sezoni do të mbyllet me tre trofe (Superkupa e UEFA-s, Kupa e Botës për Klube dhe Kupa e Mbretit), edhe nëse dy kryesoret, Liga dhe Champions, kanë ikur. Megjithatë, puna e shkëlqyer e trajnerit italian është për t'u parë për të gjithë dhe ka bindur edhe Perezin, ai që nuk mendon dy herë për ndryshimin e trajnerit dhe projektit.

Ndonëse kupa më prestigjioze ka ikur, numri 1 i Blancos ka bindur veten për t'i dhënë një shans të ri Ancelottit, i cili ka mbështetjen e senatorëve. Dhe me disa shtesa cilësore, nuk ka dyshim se Madridi së shpejti do të jetë sërish i frikshëm...