RTSH Sport Live

Real-UEFA, është “luftë”: të gjitha fazat e një beteje të pafund

  • 14/12/2021
  • |
  • Futboll Bota
Real-UEFA, është “luftë”: të gjitha fazat e një beteje të pafund
Përsëritja e shortit të Champions është vetëm pjesa më e fundit e një enigme që ka parë përplasjen e Blancos dhe drejtuesve të UEFA-s

Ajo që ndodhi në Nyon gjatë shortit për fazën eliminatore të Champions League është vërtet e pabesueshme. Ndër skuadrat më të penalizuara nga anullimi i shortit të parë është Real Madridi, fillimisht i çiftuar me Benfikën dhe më pas me PSG-në. Blancos kishin kërkuar që të rifillonte nga momenti i gabimit pasi çiftëzimi i tyre kishte ndodhur më herët. Por asgjë për të bërë, gjithçka fillon nga e para dhe “kutia e votimit” nxjerr verdiktin e saj: Real Madrid do të sfidojë PSG-në e Leo Messi-t.

Emilio Butragueno e komentoi atë që ndodhi duke përdorur terma të tillë si, “e pakëndshme” ose “çuditëse”, por gazeta spanjolle Marca nuk e fsheh se si brenda dhomave të Merengues flitet për “skandal të papranueshëm” dhe “falimentim”. Fakti është se ajo që ndodhi të hënën është vetëm pjesa e fundit e një enigme të pafund që sheh Real Madridin dhe UEFA-n në luftë prej disa muajsh tashmë.

Gjithçka nisi mëngjesin e 19 prillit 2020, kur 12 klube, sigurisht me Blancos si kryesues, shpallën lindjen e Superligës, një kompeticion që duhej të zëvendësonte Champions League. Që nga ai moment, marrëdhëniet mes klubit spanjoll dhe UEFA-s janë intensifikuar, me organin më të lartë të futbollit evropian gjithashtu që e çoi çështjen në gjykatë.

“Klubet në fjalë nuk do të jenë në gjendje të luajnë në asnjë kompeticion tjetër në nivel kombëtar, evropian apo botëror dhe lojtarëve të tyre mund tu hiqet mundësia që të luajnë me përfaqësueset e vendeve të tyre”, tha UEFA përpara se të paraqesë ankesat.

Kërcënimet, megjithatë, vazhduan dhe marrëdhënia mes UEFA-s dhe klubeve të Superligës (Juve, Real Madrid dhe Barcelona) janë shumë të tensionuara. Ceferin gjeti një aleat te PSG dhe te presidentin e saj, Nasser Al-Khelaïfi. Një “luftë” që tani kalon në fushë, në Ligën e Kampionëve, në fazën e 16-shes ku fillimisht Real Madrid duhet të lunate kundër Benfica-s, por me verdiktin final ku do të shikojmë të besuarit e Ancelottit përballë PSG-së.