RTSH Sport Live

Reali, Ançeloti: Interi luan futboll të bukur

  • 06/12/2021
  • |
  • Futboll Bota
Reali, Ançeloti: Interi luan futboll të bukur
Trajneri i Blancos: Në lojë është vendi i parë, do të jetë një ndeshje interesante

Carlo Ancelotti kundër Interit për kryesimin e grupit në Champions League. Pa menduar për të munguarit dhe me bindjen se do të jetë “një ndeshje shumë interesante”. Arsyeja sipas trajnerit të Real Madridit që pret të martën në mbrëmje zikaltërit në Bernabeu është shumë e thjeshtë: “Interi po luan mirë futboll, ka arritur rezultate të mira në këtë periudhë. Ne luajmë për vendin e parë, në Bernabeu. dhe para fansave tanë”. Nga kampionët e Italisë, Ancelotti vlerëson lojën e orkestruar nga një Brozovic i shkëlqyer: "Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm, por jo i vetmi. Interi luan mirë në të dy fazat. Edhe ne duhet të bëjmë mire, si kur mbrohemi ashtu edhe kur sulmojmë”.

Reali i tij po përjeton një moment të mrekullueshëm të formës, lider në La Liga dhe gati për të nisur sërish në Champions League. Me qëllimin pak a shumë të deklaruar për të arritur në fund: “Tani nuk e kam këtë ide në kokë, mendoj të përgatis mirë strategjinë e lojës. Kemi përballë një kundërshtar që luan mirë, duhet të fitojmë sepse është në lojë vendi i parë. Qëllimi është të arrijmë në fund ose në finale, gjë që është gjëja e parë që duhet bërë për të fituar trofeun. Historia e këtij klubi, më i miri në botë që ka fituar më shumë tituj në Europë dikton të fitosh. Jemi favoritë apo jo, mund të them që mund të garojmë për përvojën dhe cilësinë që kemi. Për të arritur deri në fund duhet të krahasohesh me më të mirët në botë".

Përtej perspektivave afatgjata, ndeshja me Interin vlen shumë, sepse është në lojë një vend i parë që mund të thotë shumë për sa i përket barazimeve për fazën tjetër të 16-tës: “Është një ndeshje prestigjioze për ne. Një Inter që po luan mirë futboll, që po bën mirë. Ne luajmë për vendin e parë, para publikut tonë. Prioriteti është te ndeshja e nesërme, jo tek ajo me Atletico është e dielën”.