RTSH Sport Live

Reali, Barcelona e PSG, në garë për Kessie

  • 14/10/2021
  • |
  • Futboll Bota
Reali, Barcelona e PSG, në garë për Kessie
Mesfushori kuqezi konsiderohet nga Blancos si një alternativë e Casemiro, por edhe katalanasit po mendojnë për një marëveshje

Mesfushori I Milanit, Franck Kessie, i cili po përjeton një formë shumë të mirë dhe që mund të largohet me kosto zero, sigurisht që ka zgjuar interesin e skuadrave të mëdha. Pas PSG-së dhe Barcelonës, është edhe Reali i Madridit që është shfaqur në skenë. Sigurisht që Milani do donte ta mbante Ivorianin, por deklaratat e fundit të agjentit japin një pamje që, për momentin, e sheh rinovimin e kontratës si një mundësi larg materializimit.

Nëse për parisienët dhe Blaugrana flitej për një mundësi për janarin, duke u paguar kuqezinjve një kompensim më të vogël se vlera e lojtarit, Blancos - raporton As - do të lëvizin vetëm në funksion të qershorit dhe presin 2022 për të paraqitur një ofertë tek prokuratori Atangana vetëm për verën e ardhshme. Ancelotti e sheh Kessie -n si një alternativë ndaj Casemiro në mesfushë, por vetë gazeta spanjolle specifikon se si konkurrenca nga PSG është shumë e vështirë të kapërcehet.

Nga ana tjetër, vëmendja ndaj kostove të reduktuara nuk është një temë e re në tregun e transferimeve muajt e fundit: Messi, Donnarumma, Ramos dhe Ëijnaldum, por edhe Reali (me Alabën) dhe Barça (me Depay, Aguero dhe Garcia) kanë treguar se skanojnë tregun e agjentëve të lirë me shumë kujdes. Përveç Kessie, dy spanjollët e mëdhenj po shikojnë me interes edhe për Rudiger, të cilit I skadon kontrata me Chelsea në vitin 2022.