Java e 37-të e La Liga-s kristalizon pozitat e emrave të mëdhenj: në Champions League, përveç Realit, Barcelonës dhe Atletico-s, do të shkojë edhe Sevilla, pasi rrëmbeu një 1-1 në Wanda Metropolitano duke mbajtur larg kushërinjtë e Betisit. Skuadra e trajnerit Simeone kaloi e para në avantazh pas gjysmë ore lojë me Gimenez. Sevilla arriti të gjejë golin e parazimit në minutën e 85-të me anë të En-Nesyri.
Barazimi 1-1 në Cadiz, ku skuadra vendase luftonte për mbijetesë, por Reali nuk bën zbritje as me një formacion të rimodeluar. Në minutën e 5-të, blancos në avantazh pas një aksioni fantastik të Rodrygo dhe me finalizimin e Mariano Diaz, i cili gjen golin në La Liga pas një viti e gjysmë. Cadiz u përgjigj me golin e Sobrino 37’, ndërsa humbi dhe një penallti në minutën e 61-të me Negredon.
Një tjetër ndeshje në të cilën ekipi i vogël ka më shumë motivim se ai i madhi dhe kjo duket. Është 0-0 për Barcelonën në fushën e Getafe, në një ndeshje padyshim jospektakolare. Blaugranat dominuan, por nuk depërtuan, përkundrazi, janë vendasit që bëhen të rrezikshëm dhe arrijnë t'i rrëmbejnë një pikë të artë skuadrës së Xavit, e cila u shfaq mjaft gri, me mendjen ndoshta tashmë tek pushime.
Në zonën e ftohtë të tabelës, bien Levante dhe Alaves, ndërsa Mallorca merr frymë në minutën e 92-të pas fitores 2-1 me Rayo Vallecano.