RTSH Sport Live

Reali, është ndarë nga jeta Gento: i vetmi që ka fituar 6 Kupa të Kampionëve

  • 18/01/2022
  • |
  • Spanjë
Reali, është ndarë nga jeta Gento: i vetmi që ka fituar 6 Kupa të Kampionëve
Klubi spanjoll mban zi për ikjen e flamurit të tij, i cili mbante rolin e presidentit të nderit

Real Madridi, në zi për vdekjen e Francisco Gento, legjendës së klubit dhe futbollistit të vetëm në histori që ka fituar gjashtë Kupa Kampionesh. Gento u nda nga jeta të martën në moshën 88-vjeçare. Ai aktualisht mbante rolin e presidentit nderi të Real Madridit. Klubi spanjoll e kujtoi atë me një deklaratë të gjatë: "Real Madrid CF, presidenti i tij dhe Bordi i Drejtorëve të tij shpreh keqardhje të thellë për vdekjen e Francisco Gento, president nderi i Real Madrid dhe një nga legjendat më të mëdha të klubit tonë dhe futbollit botëror. Real Madridi dëshiron të shpreh ngushëllimet dhe dashurinë për gruan e tij Mari Luz, fëmijët e tij Francisco dhe Julio, mbesat e tij Aitana dhe Candela dhe të gjithë të afërmit, kolegët dhe të dashurit e tij”.

Klubi spanjoll kujton të gjitha sukseset dhe momentet më të rëndësishme të jetuara me fanellën e Real Madridit. "Paco Gento është lojtari i vetëm në historinë e futbollit që ka fituar 6 Kupa Kampionesh. Ai mbrojti fanellën e klubit tonë midis viteve 1953 dhe 1971 dhe gjatë 18 sezoneve të tij në Real Madrid ai fitoi, përveç 6 Kupave të Kampionëve, 12 Liga, 2 Kupa Spanjolle, 1 Kupa Interkontinentale, 1 Kupë Bote dhe 2 Kupa Latine. Me Real Madrid ka luajtur 600 ndeshje dhe ka shënuar 182 gola. Ka luajtur me skuadrën spanjolle, 43 ndeshje ndërkombëtare. Paco Gento përfaqësoi me besnikëri të gjitha vlerat e Real Madridit, ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një pikë referimi për Real Madridin dhe botën e sportit. Tifozët e Real Madridit dhe të gjithë tifozët e futbollit do ta kujtojnë gjithmonë atë si një nga legjendat e tyre të mëdha".