Real Madrid ka arritur të mundë Barcelonën 2-1 në 'Clasico' dhe në të njëjtën kohë ka “përqafuar vendin e parë”, me pikë të barabarta me Atletikon, që luan të dielën në mbrëmje në fushën e Betis.
Një 90 minutësh emocionues në “Estadio Alfredo Di Stéfano”, ku të besuarit e Zidane kanë arritur të gjejnë shumë shpejt rrugën e rrjetës. U deshën vetëm 13 minuta lojë dhe në skenë është ngjitur Benzema, i cili ka arritur të mposhtë ter Stegen me një veprim të bukur, në një aksion që nisi nga e djathta e sulmit me Fede Valverde dhe Lucaz Vazquez.
Blancos dyfishuan rezultatin pas gjysmë ore lojë, me Toni Kross nga një goditje dënimi, ndihmuar dhe nga devijimi i Sergino Dest dhe Jordi Alba, për të përfunduar në rrjetë. Fede Valverde kishte mundësinë të trefishonte rezultatin, para se Messi të jepte sinjalin e parë se ishin edhe ata në fushën e lojës.
Shiu i rrëmbyeshëm e bëri pjesën e dytë sfiduese për të dy palët, por Barcelona fitoi terren në ndeshje përmes Oscar Mingueza, i cili devijoi një krosim të Alba, për të ngushtuar diferencën.
Real Madrid goditi edhe një herë shtyllën me një devijim nga Mingueza, ndërsa Casemiro iu dhanë dy kartonë të verdhë në fund. Barça bëri presion për të arritur të paktën një barazim, traversë nga Moriba në 94’, por goli i barazpeshës nuk erdhi kurrë.
Fitorja 2-1 e sheh Real Madridin të barazohet me pikë me Atletikon në tabelë, por përballjet direkte i japin të drejtën të vendoset në vendin e parë. Barça, megjithatë, mbetet një pikë larg kreut.