RTSH Sport Live

Reali fundos Levanten, Vinicius shou

  • 12/05/2022
  • |
  • Spanjë
Reali fundos Levanten, Vinicius shou
Kampionët e rinj të Spanjës fundosin të fundit në renditje me gjashtë gola(6-0) me Mendy, Benzema, Rodrygo dhe Vinicius (tripletë)

Në ndeshjen kreu me fundin në La Liga, një goleadë ishte absolutisht e parashikueshme: dhe kështu Real Madridi nuk ka mëshirë për Levanten, të fundit në renditje, dhe i detyron ata të bien matematikisht në Liga 2 dy javë më përpara. Në minutën e 13' Modric shpërblen në mënyrë të jashtëzakonshme futjen e thellë të Mendy-t duke gjetur një korridor që e dërgon shokun e tij të skuadrës tek porta kundërshtare. Francezi hyn në zonë, e zhvendos topin majtas dhe mposht Cardenas në shtyllën e afërt, 1-0.

Në minutën e 20' Benzema shfrytëzon një krosim të saktë nga Vinicius dhe shtyn në portë nga disa hapa. 44 gola në 44 ndeshje për nëntën monstruoze të Realit, 323 ndeshje me fanellën e bardhë duke u barazuar me Raul. Rodrygo praktikisht hyn në portë bashkë me topin në minutën e 34-të, ndërsa Vinicius kompleton pokerin në fund të pjesës së parë në asistimin e tretë të Modric.

VAR i anullon manitën numrit 20, por sigurisht nuk mund t'ia mohojë në 67', të servirur nga Benzema. 6-0 final është ende vepër e Vinicius, për një hat-trick të mrekullueshëm. Dy “stërvitje” të tjera, kundër Cadiz dhe Betis, e më pas Carletto Ancelotti do të jetë në gjendje të përjetojë takimin me historinë më 28 maj: finalja e Champions League kundër Liverpool.