RTSH Sport Live

Reali, Hazard: Do të dëshiroja të luaja më shumë

  • 23/09/2022
  • |
  • Spanjë
Reali, Hazard: Do të dëshiroja të luaja më shumë
“Unë dua të luaj numrin maksimal të minutave dhe të shkoj në Kupën e Botës në formë”

Pas 2-1 ndaj Uellsit, kapiteni belg, Eden Hazard ka folur edhe për periudhën që po përjeton te Real Madridi: “Ka pasur momente të vështira sepse dua të luaj dhe nuk luaj. Ndihem mirë në klub luaj më pak dhe kur luaj e bëj mirë është një situatë delikate sepse dua të luaj më shumë nuk jam i habitur për nivelin që kam treguar kam besim në talentin tim por mund të kisha bërë më shumë. Unë e di se çfarë mund të bëj kur luaj. Unë dua të luaj numrin maksimal të minutave dhe të shkoj në Kupën e Botës në formë”, tha ai për Marca.