Është një Real Madrid me arna, ai që do të përballet me Interin e Simone Inzaghi-t në Ligën e Kampionëve të mërkurën në mbrëmje në “San Siro”. Mungesave të Kroos, Mendy dhe Ceballos, iu shtuan ato të dy senatorëve: Gareth Bale dhe Marcelo. Uellsiani iu nënshtrua testeve që zbuluan një dëmtim në kofshën e djathtë. Braziliani, nga ana tjetër, zbuloi një problem të muskujve në stërvitjen e sotme. Alaba dhe Jovic janë rikuperuar.
Një ndalesë e gjatë pritet për Bale, ndërsa Marcelo do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme të martën, por ai nuk do të jetë kundër zikaltërve. Asgjë për të bërë as për Mendy, i cili ka që nga maji që nuk është në dispozicion të skuadrës, duke humbur një pjesë të mirë të sezonit, si dhe Euro 2020. Mbrojtësi i krahut francez ishte përfshirë në listën e skuadrës në ndeshjen e fundit të Ligës kundër Celta, por u tërhoq disa orë para fillimit të ndeshjes. Alaba do të luajë në krahun e majtë, të rikuperuar për ndeshjen e San Siro-s. Jovic, gjithashtu e sheh veten pjesë e skuadrës.
Lista e lojtarëve:
Portierë: Courtois, Lunin e Toni Fuidias.
Mbrojtësa: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho e Miguel.
Mesfushorë: Modric, Casemiro, Valverde, Lucas, Isco, Camavinga e Blanco.
Sulmuesa: Hazard, Benzema, Asensio, Jovic, Vinicius, Rodrygo e Mariano.