Real Madridi nuk pajtohet me atë që ka ndodhur në hedhjen e shortit për turin e 16-shes në Champions League, që herën e parë e kishte vendosur përballë Benfikës. Klubi 13-herë kampion i Europës thekson se gabimi që çoi në anulimin e shortit ndodhi pasi Lusitanët dhe Blancos ishin çiftuar dhe argumenton se për këtë arsye kjo sfidë e dyfishtë, e para e përcaktuar nga shorti, duhet të merret parasysh si e vlefshme. “E mjerueshme, befasuese dhe e vështirë për t’u kuptuar”, komenti i Emilio Butragueno.
Real Madridi më pas në përsëritjen e shortit tërhoqi PSG-në e Messit, një fat shumë më i keq se çifti i parë. “VergUefa” është fjala e përdorur nga Blancos, siç shkruan AS, një lojë fjalësh mes turpit dhe Uefa-s.
"Ishte befasuese, e mjerueshme dhe shumë e vështirë për t'u kuptuar. Duke marrë parasysh miliona tifozë që prisnin shortin, si dhe të gjithë botën e sportit”. Kështu Emilio Butragueno, drejtori i marrëdhënieve institucionale të Real Madridit, komenton shortin e përsëritur për fazën eliminatore të Champions League. Reali do të përballet me Psg-në e Mbappé, Messi dhe ish-të madhin Sergio Ramos.
"Ne përballemi me të gjithë iluzionin, të vetëdijshëm se çfarë do të thotë kjo garë për këtë klub dhe për tifozët tanë. Të vetëdijshëm - tha ai për shtypin spanjoll - edhe për vështirësinë e rivalit dhe kategorinë e lojtarëve që ata kanë, por me siguri skuadra do të luajë dy ndeshje të shkëlqyera. Shpresojmë të jemi në shortin për çerekfinale”.