RTSH Sport Live

Reali rrëmben derbin me Atletikon dhe ruan vendin e parë

  • 18/09/2022
  • |
  • Spanjë
Reali rrëmben derbin me Atletikon dhe ruan vendin e parë
Blancos fitojnë 2-1 falë Rodrygo dhe Valverde, kalojnë sërish Barcelonën dhe kanë pikë të plota

Derbi i Madridit është edhe një herë për Realin: në Ëanda Metropolitano, blancos mundën 2-1 Atleticon dhe kalojnë sërish Barcelonën, duke zënë përsëri vendin e parë me pikë të plota. Pjesa e parë është një monolog nga të besuarit e Ancelottit: në 18' Rodrygo shkëmben mrekullisht me Tchouameni dhe mposht Oblak duke nënshkruar 1-0 për miqtë. Në 36', një tjetër aksion mahnitës çon në 2-0: Vinicius kalon majtas, futet në zonë dhe godet. Oblak e dërgon topin në shtyllë, por Valverde nxiton drejt topit dhe shënon me të djathtën në portën e zbrazët.

Duket si preludi i një sfide njëkahëshe, por në pjesën e dytë colchoneros rezistojnë dhe me të vërtetë arrijnë të shkurtojnë distancën: goditje nga këndi dhe goditje me kokë nga Hermoso, i cili ndëshkon daljen e keqe të Courtois dhe firmos 1-2 në 83'.  Autori i golit, megjithatë, u përjashtua me karton të kuq në minutën e 91-të. Në finale, Reali rezistoi dhe mund të gëzohet: është i pari me 18 pikë nga 18 të mundshme, +2 ndaj Barcelonës. Atletico e Simeones, nga ana tjetër, mbetet në vend të shtatë me 10 pikë.