RTSH Sport Live

Reali shpërthen dhe konfirmohet i pari, kualifikohet edhe Leipzig

  • 02/11/2022
  • |
  • Futboll Bota
Reali shpërthen dhe konfirmohet i pari, kualifikohet edhe Leipzig
Blancos mposhtin Celtic 5-1, gjermanët kalojnë 4-0 në Varshavë kundër Shakhtar, që shkon në Europa League

Ashtu siç pritej, Reali fiton grupin F duke mposhtur 5-1 Celtic në Bernabeu në një ndeshje, pjesa e parë e së cilës diktohet nga penalltitë. Sfida për formacionin e Ancelottit është zhbllokuar që në 6': prekje me dorë nga Jenz në goditjen e Valverdes dhe goditje nga pika e bardhë, e transformuar menjëherë nga Modric. Situata është përsëritur edhe në 21′, me një tjetër prekje nga Starfelt dhe me përfundimin e Rodrygo, i cili nuk gabon nga pika e bardhë.

Penalltia e tretë është për Celtic: Mendy pengon Abada në zonë, por nga njëmbëdhjetë metra Courtois hipnotizon Juranovic. Në pjesën e dytë, Blancos mbyllin ndeshjet me Asensio, Vinicius dhe Valverde brenda 20 minutave (51', 61' dhe 71'). Pas finalizimit të Jota në minutën e 84-të përfundon 5-1, me spanjollët që do të jenë në vazon e parë në shorte për fazën e 16-shes.

Në vend të dytë është Leipzig, i cili fiton 4-0 në Varshavë kundër Shakhtarit në përballjen direkte falë goditjes së Nkunku (10'), André Silva (50'), kundërsulmit të Szoboszlai (62') dhe autogoli të Bondar (68') në përfundimin e Dani Olmos, i cili u fut pak sekonda më parë. Nga ana tjetër, ukrainasit do të duhet të kënaqen me Europa League.

GRUPI F