RTSH Sport Live

Reali, Zidane e pranon: Çelsi e meritoi

  • 05/05/2021
  • |
  • Futboll Bota
Reali, Zidane e pranon: Çelsi e meritoi
Trajneri i madrilenëve pas eliminimit nga Liga e Kampioneve: Duhet ta pranojmë, ata e merituan

I intervistuar nga Sky, pas disfatës kundër Çelsit, Zinedine Zidane pranon se anglezët ishin superiorë ndaj Real Madridit të tij: “Unë mendoj se ata luajtën më mirë në këto dy ndeshje, është një fitore e merituar. Ne kishim raste në fillim të lojës, por nuk shënuam dhe kështu është e vështirë. Unë nuk jam i lumtur, por është e drejtë të pranoj se ata e merituan fitoren. Jam i kënaqur me atë që kemi bërë në Ligën e Kampioneve deri më tani, kemi pasur shumë vështirësi këtë sezon”.

Çfarë kishte më shumë Çelsi sonte?

“Lluajtën një ndeshje të mirë. Fitorja është e merituar: luajtën më mirë në këto dy ndeshje, sidomos sonte. Ne patëm një mundësi në fillim të lojës, por nuk ishim në gjendje të materializoheshim. Në sfidën e dyfishtë ata meritonin të kalonin".

Ka një vetëdije për epërsinë e tyre…

"Unë nuk jam i lumtur, por e pranoj që ata luajtën një ndeshje të mirë. Ishte një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, na mungonte diçka. Por nuk kemi pse të arsyetojmë, unë jam akoma i lumtur me atë që kemi bërë në Ligën e Kampionëve deri më tani, sepse kemi pasur kaq shumë vështirësi”.

Pas një gjysmëfinale të humbur, çfarë ngacmon në mendjen tënde?

"Unë mendoj vetëm për të tashmen, dhe ndeshjen që na pret në ligë të dielën. Kanë mbetur katër ndeshje, unë vetëm dua të përgëzoj lojtarët e mi për atë që kanë bërë deri më tani. Për pjesën tjetër, ata luajtën një ndeshje të mire, futbolli kështu është"