RTSH Sport Live

Receta e Nagatomo për të mposhtur Kroacinë: Shpirti i guximshëm i Samurait

  • 04/12/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Receta e Nagatomo për të mposhtur Kroacinë: Shpirti i guximshëm i Samurait
Mbrojtësi i japonezëve jep recetën për të kapërcyer fazën e 16-shes

“Do të doja të vendosja një rekord të ri, të arrij në çerekfinale ose të shkoj edhe më tej”, tha trajneri japonez, Hajime Moriyasu pas fitores ndaj Spanjës dhe kalimit në raundin e 16-shes nga kreu i grupit. Tani është ndeshja kundër Kroacisë dhe japonezët duan të vazhdojnë të mahnitin botën. “Shpirti i Samurait” është ajo që Yuto Nagatomo u kërkon shokëve të skuadrës në prag të përballjes me nënkampionët e botës.  “Guxim”, ka thënë ish-mbrojtësi i Interit. “Duhet të luajmë me guxim”.

"Do të jetë një mundësi e shkëlqyer për t'u treguar të gjithëve se ne mund të luajmë si Samurai - vazhdoi Nagatomo - Nëse ata janë të frikësuar në betejë, atëherë ata nuk do të jenë në gjendje të përdorin armët dhe teknikat e tyre. Në futboll është e njëjta gjë, nëse kur ne zbresim kemi frikë, cilësitë tona dhe taktikat tona do të jenë të kota. Duhet të luajmë me guxim. Shpesh përmend Samurajt, të cilët janë mjaft të famshëm në botë. Duam të luftojmë si Samurai".

Japonia ka kaluar për herë të katërt në fazën eliminatore të një Botërori dhe është në kërkim të fitores së parë. Dhe në këtë drejtim, Nagatomo, në Botërorin e katërt, kujton humbjen e zjarrtë ndaj Belgjikës në 1/16-ën e katër viteve më parë në Botërorin e Rusisë: Japonia kaloi 2-0, humbi 3-2 dhe u eliminua. “Nuk e kam harruar kurrë këtë”, përfundoi Nagatomo.