Honda do të largohet nga F1 në fund të sezonit, por bashkëpunimi me Red Bull do të vazhdojë. Të enjten drejtuesit e të dy kompanive kanë nënshkruar planin e bashkëpunimit që do të nisë në fund të këtij sezoni. Për të kujtuar gjithçka ka dhënë Honda në Formula 1, në Çmimin e madh të Turqisë, Red Bull e AlphaTauri, do të mbajnë ngjyrat zyrtare të Hondës. Makinat RB16-B të Verstappen e Pérez në Stamboll do të jenë në ngjyrat e flamurit japonez.
Kjo inisiativë ishte parasikuar për t’u bërë në Çmimin e Madh të Suzukas, por ai u anulua për shkak të Covid-19 dhe u zëvendësuar me garën e Stambollit. Ngjyrat e reja të kujtojnë makinën Honda RA272, njëvendëshja e parë japoneze që mori pjesë në Formula 1. Përveç furnizimit me motorë, Honda do të vazhdojë të mbështesë Red Bull në ndërtimin e motorit 2022, duke siguruar mbështetje operacionale të pistave dhe garave nga Japonia gjatë gjithë sezonit 2022.
Nga viti 2023, Red Bull do të marrë përgjegjësinë për të gjithë prodhimin dhe mirëmbajtjen e motorëve nga Red Bull Racing dhe AlphaTauri. Për më tepër, teknikët e Hondës të divizionit të garave do të bëhen punonjës të Red Bull, struktura e krijuar rishtas me të cilën ekipi synon të ndërtojë motorët për makinat e tij F1, kështu që nuk varet më nga një furnizues i jashtëm.