Gjatë ditës të parë të testeve në Bahrein u vu re se në shpejtësi të lartë hunda e veturës Ferrari krijonte një boshllët dhe futej brenda. Një “fenomen” i tillë nuk u vu re dje, ndërsa sot, ditën e tretë të testeve, veturat Ferrari përsëri tërhoqën vëmendjen me fenomenin në fjalë.
Vetë FIA nuk ka mbajtur një qëndrim mbi këtë fenomen dhe për këtë arsye rivalet e Ferrari-t, Red Bull dhe Mercedes nëpërmjet një note zyrtare i kërkojnë organizmit që të hedhi dritë mbi këtë çështje.