RTSH Sport Live

Redon Xhixha, blerja më e re e Tiranës

  • 15/07/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Redon Xhixha, blerja më e re e Tiranës
Sulmuesi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me skuadrën bardheblu

Redon Xhixha është blerja më e re e skuadrës së Tiranës. Sulmuesi 22-vjeçar, i cili në sezonin e kaluar ishte pjesë e Laçit, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me bardheblutë. Prej kohësh ishte folur për një kalim të sulmuesit nën urdhërat e trajnerit Orges Shehi, por vetëm gjatë ditës së sotme është bërë i mundur zyrtarizimi.  Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi bardheblu nëpërmjet rrjeteve sociale.

Njoftimi i klubit:

Mirëseerdhe Redon Xhixha!

Merkatoja e kësaj vere vjen me zyrtarizimin e lojtarit Redon Xhixha. I riu kaloi një sezon fantastik duke qënë një aset i rendësishëm i superiores, gjë që ka bindur drejtuesit e klubit se e ardhmja e tij duhet të jetë bardheblu. Sulmuesi i bashkohet skuadrës për 3 sezonet e ardhshme dhe është tashmë nën urdhërat e trajnerit Shehi.