Rei Manaj shënon golin e parë në Serinë A për sezonin 2021-2022. Gjithçka ka ndodhur këtë të dielë pasdite, ndërsa Manaj, i huazuar nga Barcelona tek Specia, e cila ka të drejtën e blerjes në fund të këtij sezoni në vlerën 4 milion euro, ka hapur serinë e golave. Goli i lojtarit të kombëtares në të 35’ i ka dhënë avantazhin Specias, e cila gjen dhe golin e dytë me Giasin në të 48’, por që nuk mjafton.
Në fund të 90 minutave në duelin me Sasuolon gjithçka e barabartë 2-2. Për Manajn ishte ndeshja e dhjetë këtë sezon me Specian, atje ku veç golit ka dhe dy kartonë të verdhë. Por që gjithsesi është e rëndësishme për të, ndonëse barazimi nuk është se i bën punë Specias, e cila mbetet në vendin e shtatëmbëdhjetë në kuotën e 12 pikëve.