RTSH Sport Live

Rei Manaj në Serinë A, e kërkon Sasuolo

  • 26/07/2021
  • |
  • Kombëtarja
Rei Manaj në Serinë A, e kërkon Sasuolo
Barcelona kërkon 4 milionë euro për kartonin, gjithçka varet nga vullneti i lojtarit

Rei Manaj vazhdon të zgjojë interesimin e shumë klubeve. Forma e treguar në ndeshjet miqësore me Barcelonën, ku ka arritur të shënojë dhe katër gola e bën gjithnjë e më enigmatike të ardhmen e tij. Gjithsesi, një interesim ekziston dhe nga Seria A dhe pikërisht nga skuadra e Sasuolos.

Pista që të çon te sulmuesi 25 vjeçar, një i njohur i vjetër i futbollit italian për shkak të së kaluarës së tij te Inter, mbetet e gjallë. Shqiptari tani është në fuqi te Barcelona, e cila regjistron interesin e tre skuadrave: Cadiz, Famaliçao dhe Sassuolo. Katalanasit, të cilët kërkojnë 4 milion € për kartonin e sulmuesit, kanë marrëdhënie të mira me të tre klubet. Vullneti i lojtarit do të jetë vendimtar.

Ndërkohë, me Manuel Locatelli gjithnjë e më shumë drejt Juves, për Sassuolo përparësia është të gjejë një zëvendësues sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe në këtë drejtim vazhdojnë të studiojnë profilin e Matheus Henrique (23) nga Gremio, aktualisht i angazhuar me ekipin kombëtar të Carioca në Lojërat Olimpike.