RTSH Sport Live

Reja komenton humbjen: Gabime individuale, Broja duhet të rritet

  • 24/09/2022
  • |
  • Kombëtarja
Reja komenton humbjen: Gabime individuale, Broja duhet të rritet
Trajneri kuqezi, Edoardo Reja ka folur për disfatën 2-1 përballë Izraelit

Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Edoardo Reja ka komentuar humbjen 2-1 me Izraelin duke e vënë theksin tek gabimet individuale. “Po të kishim dalë barazim, atëherë do të ishte një rezultat i mirë për mënyrën se si erdhi loja. Djemtë luajtën mirë, por bëmë disa gabime individuale, goli i parë dhe i dytë ishin njëlloj”.

“Jemi penalizuar sepse nuk kemi qetësinë që të lexojmë aksionet në momente të rëndësishme. Themi gjithmonë të njëjtat gjëra, duhet të bëjmë këtë hap dhe të mos gabojmë. Gjithsesi, mbetet një paraqitje e mirë. Duhen diskutuar gabimet individuale, si gjithmonë gjërat janë të njëjta”.

“Broja? Ju prisni shumë prej tij, por duhet të rritet, është 21 vjec. Ka goditjen, mund të krijojë nga momenti në moment, por nuk është ende gati, duhet të rritet”.