RTSH Sport Live

Reja para Izraelit: Është një finale për ne

  • 23/09/2022
  • |
  • Kombëtarja
Reja para Izraelit: Është një finale për ne
Trajneri I Shqipërisë, Edoardo Reja në konferencë për shtyp

Shqipëria do të zbresë të shtunën në fushë, në Bloomfield Stadium-Tel Aviv për t’u përballur me Izraelin në Ligën e Kombeve, ora 20:45. Në prag të kësaj sfide, trajneri i kuqezinjve, Edoardo Reja ka dalë në një konferencë për shtyp duke shpalosur objektivat.

“Unë e njof forcën e Izraelit nga ndeshja e parë, është një skuadër që ka cilësi. Përtej atyre që do të luajnë ose atyre që mungojnë, kushdo që do të luajë do të japë maksimumin sepse edhe Izraeli e di që është një ndeshje e rëndësishme dhe ata do të luajnë për fitore, ashtu si edhe ne që kemi ardhur për fitore”.

“Duhet të shikojmë kush do të arrijë të jetë më i zoti në fushën e lojës dhe kush do të ketë mentalitetin e duhur, mbi të gjitha do të shohim se kush ka më shumë dëshirë për ta fituar këtë ndeshje. Mungesat nuk kanë rëndësi, këto jemi tani, si ne ashtu edhe Izraeli. Do ta luajmë në fushë dhe uroj që të fitojmë ndaj këtyre rivalëve”.

“E dimë shumë mirë që kjo është një finale për ne, ata kanë 5 pikë dhe ne kemi 1 pikë. Nuk na mbetet gjë tjetër veҫse fitores për të shpresuar të arrijmë te vendi parë. Nuk ka alternativë tjetër veҫ fitores. Atyre mund t’i mjaftoj edhe një pikë duke parë që kanë 5 pikë dhe me 6 janë të parët në klasifikim. Nuk i arrin dot asnjë. Ne ndërkohë do të kërkojmë të bëjmë ndeshjen tonë. Të gjithë lojtarët që do të zbresin në fushë do të japin maksimumin e tyre”.

“E dimë të gjithë që ҫdo ndeshje ka episodet e veta që njëherë shkojnë në njërën anë dhe njëherë në anën tjetër. Ne do të kërkojmë që episodet këtë herë të kalojnë vetëm në anën tonë dhe të na japin të drejtë. Ne duhet të bëjmë një paraqitje fantastike. E dimë që do të luajmë me një presion shumë të madh sepse stadiumi do të jetë i mbushur i gjithi”.

“Lojtarët dhe tifozët izraelit kanë ritëm shumë të lartë nga ajo që kam parë në ndeshjet e tyre. Në këtë këndvështrim duhet të jemi shumë të përgatitur. Nuk duhet ti japim atyre hapësira sepse janë shumë të zotët në kundërsulm. Në anën tjetër duhet të them se do të kërkojmë të imponojmë lojën tonë. Kemi punuar shumë mirë gjatë javës. Kemi pasur shumë vëmëndje në aspektin taktik. Unë jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer.

“Rëndësi në të tilla ndeshje ka shpirti me të cilin zbret në fushën e lojës, gjëndja fizike dhe ajo mendore. E njohim dhe e kujtojmë mirë Solomon që mungon te Izraeli, por ata përpara kanë shumë alternativa cilësore. Përtej atyre që mungojnë ata kanë cilësi të mira në përbërje, ashtu siҫ kemi edhe ne. Edhe herë të tjera kur kemi pasur mungesa të rëndësishme kemi bërë paraqitje shumë të mira”.

“Nuk ka shumë vend për të bërë diskutime. Duhet të zbresim në fushën e lojës dhe të luajmë ashtu sic duhet. Me përqendrim maksimal, me bindje maksimale, të na respektojmë për atë që jemi dhe të tregojmë personalitet. Nëse vendosim në fushë këto karakteristika, që kur i kemi treguar, kemi marrë dhe rezultate të rëndësishme. Nesër pres këtë nga skuadra ime”.

“Si e pres Izraelin? Ne e dimë shumë mirë sesi luajnë, e dimë gjithashtu shumë mirë sesi do të përballemi me ta. Nga ana teorike e kemi përgatitur në mënyrën tonë, por ju e dini mirë se duhet parë se ҫ’farë ndodh në fushën e lojës. Gjatë ndeshjes mund edhe të ndryshosh diҫka nëse gjërat nuk shkojnë mirë. Varet gjithҫka nga rezultati dhe ajo që ndodh në fushën e lojës”.

“Vlen shumë edhe leximi që i bëjnë ndeshjes lojtarët, sepse lojtarët kur zbresin në fushën e lojës duhet të kuptojnë ku është rreziku dhe aty duhet të tregojnë kujdes, sidomos në fillim të ndeshjes. E rëndësishme është të mos shkosh në disavantazh. Në fillim të ndeshjes duhet të jemi shumë të kujdeshëm, duke bërë lëvizjet e duhura dhe nëse krijohet mundësia e duhur në rinisje duhet të shfrytëzojmë mundësitë”.

“Ndeshje të tjera kemi krijuar disa raste të mira në pjesën sulmuese por nuk i kemi finalizuar siҫ duhet. Këtë herë duhet të jemi shumë të saktë dhe konkret. Kjo është ndeshja decisive dhe duhet të bëjmë sa më pak gabime të jetë e mundur, si në aspektin mbrojtës ashtu edhe në atë sulmues. Kështu e kemi përgatitur, e dinë lojtarët e dinë ne. Unë jam i sigurtë që të gjithë do të japin 100% nesër”, përfundoi Reja