RTSH Sport Live

Reja për humbjen: Më vjen keq, mund të merrnim barazimin

  • 12/10/2021
  • |
  • Kombëtarja
Reja për humbjen: Më vjen keq, mund të merrnim barazimin
Trajneri i përfaqësueses kuqezi, në një prononcim për “Ëndërr Kuq e Zi” në RTSH

Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Edoardo Reja ka komentuar humbjen e pësuar me Poloninë në “Air Albania”. Në një lidhje direkte me “Ëndërr Kuq e Zi”, trajneri italian ka komentuar: “Mund të kishim marrë barazimin nëse do të ishim më të kujdesshëm. Më vjen keq sepse bëmë një ndeshje të mirë. Në pjesën e dytë kishte një rënie dhe unë po bëja zëvendësimet, atëherë u goditëm. Më vjen keq, sepse jemi një skuadër që mund të përballemi me çdo kundërshtar, i kishim mundësitë të merrnim barazimin”.

“Mungesat? Nuk flas për mungesat, kisha 16 lojtarë të gatshëm. Gjashtë apo shtatë mungesa, sigurisht që peshojnë, por lojtarët dhanë gjithçka, kam besim. Bëmë disa gabime dhe njëri na ndëshkoi, më vjen keq. Mund të merrnim barazimin, mjafton të tregoheshim më të kujdesshëm”.

“Arbitrimi? Në pjesën e parë sidomos, që kishte shumë faulle, mendoj se ishte me dy standarte. Hysaj mori të verdhë në faullin e parë që bëmë. Me gjyqtarët kemi vuajtur, sidomos me Poloninë, por nuk ndikoi. Edhe ne bëmë gabime, vuajtëm lodhjen. Kemi bërë disa gabime, që nuk falen. Një skuadër si e jona, me lojtarë ekspert, nuk duhet ti bënte ato gabime”.