Një ndeshje sensibilizuese, një nga më të veçantat në jetën e tij. Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja flet për eventin me karakter bamirës të organizuar me iniciativën e Papa Françeskut dhe në kujdesin e Vatikanit dhe klubit të Lacios ku ai ishte një ndër protagonistët. Pak ditë më parë, në qendrën sportive të Lacios, Formelo, është zhvilluar ndeshja “Të gjithë vëllezër” e ku përballë u vunë një përfaqësuese e Organizatës Botërore të Romëve me trajner Mauricio Sarrin dhe përfaqësuesja e Vatikanit, e drejrtuar nga Edoardo Reja.
Ndeshja u zhvillua pas pritjes zyrtare që organizoi në Vatikan, Papa Françesku bashku edhe me një delegacion të Lacios të kryesuar nga presidenti Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare. Tekniku kuqezi rrëfen për faqën zyrtare të federatës, emocionet e kësaj inisiative. “Një nga momentet më të bukura që më la mbresa ishte fakti se në ekipin tim unë kisha një djalosh me sindromën down, i cili shënoi dy gola. Festa e atij djaloshi pas golave ishte emocionuese, ai festonte me një entuziazëm dhe lumturi të paparë, ishte vërtetë një moment prekës dhe lumturie të madhe”, thekson Reja, sjpas të cilit, Papa Françesku e kishte kërkuar këtë ndeshje për t’i shprehur mirënjohjen edhe komunitetit rom, që është i margjinalizuar. Në fund, trajneri 76-vjeçar shton se takimi me Papën dhe vizita në Vatikan është një moment që do të mbetet përjetësisht në kujtesën e tij.